Kur ka mësuar njeriu të kontrollojë zjarrin

Nga të dhënat historike, mësohet se njeriu ka zbuluar zjarrin rreth 1 milion vjet me parë, por për ta kontrolluar është dashur të kalojë me qindra mijëra të tjerë.

Njeriu e ka zbuluar zjarrin 1 milion vjet me parë, por ka filluar ta dominoje atë, pra të ketë mundësinë që ta ndeze e ta shuaj sipas dëshirës dhe nevojës, vetëm 700 mije vjet me vonë.

Në këtë përfundim është arritur pasi një grup arkeologesh ka arritur të zbuloje një vatër zjarri në Qesem Cave në Izrael, që daton 300 mijë vite më parë, në të cilën njerëzit e asaj kohe ishin në gjendje të ndiznin dhe të shuanin zjarrin sipas nevojave në mënyrë të përsëritur.

Përmes aparaturave dhe spektroskopisë infra të kuqe, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë të përziera me hirin, edhe fragmente kockash dhe trualli të nënshtruar temperaturave të larta.

Pranë vatrës ata kanë zbuluar edhe instrumente që përdoreshin për të prerë mishin dhe kocka të kafshëve.

Nga pikëpamja e orientimit, vatra është pozicionuar në mes të shpellës, tradite që ka vazhduar me pas për qindra mijëra vite të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button