Kapet banda shqiptare në Britani, 21 të arrestuar

Policia ka shkatërruar një bandë që merrej me shpërndarjen e kokainë, që besohet se furnizonte Manchester-in. Gjatë një mësymje të programuar në 17 adresa të ndryshme në Manchester, Salford, Trafford dhe veri të Uellsit, u arrestuan 21 persona, shumica shqiptarë,

Oficerët kanë sekuestruar një kilogramë kokainë, vlera e të cilës në rrugë do të shkonte 100 mijë paund,. Gjithashtu janë sekuestruar 30 mijë paund cash, dy armë, një silenciator dhe municione, transmeton Shekulli.

Operacioni u finalizua pas tetë muajsh hetime për bandën e shqiptarëve që dyshohej se furnizonte qytetin e Machester-it me kokainë. Mes të arrestuarve janë 18 meshkuj dhe tre femra.

Lajme të ngjashme

Back to top button