Serbia e injoroi Kosovën për ndaljen e migrimit: Të gjithë do të kthehen për 2-3 muaj!

Kosova ka tentuar të bashkëpunojë me Serbinë për të ndaluar kosovarët që kanë destinacion vendet e BE-së, që të kalojnë kah shteti fqinj. Por, Policia e Serbisë e ka injoruar këtë kërkesë të marrë nga Policia e Kosovës.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka thënë për KTV-në se nuk mund të spekulojnë nëse Serbia qëllimshëm po lë kosovarët lirshëm të kalojnë kah territori i tyre.

Ai ka shtuar se në përgjithësi ka një fushatë dezinformuese për ata që po marrin rrugën e migrimit ilegal, përcjell koha.net. Për këtë, kthimi i të gjithë atyre që pritet t’u refuzohen kërkesat për azil, do të bëhet brenda 2-3 muajve të ardhshëm.

Mungesa e lëvizjes së lirë për shumë vjet dhe pengesa për këtë po shihet si një nga shkaqet e këtyre ikjeve, pos gjendjes së rëndë socio-ekonomike./ Koha

Lajme të ngjashme

Back to top button