Biden: Përjashtojmë ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë

Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, ka përjashtuar zgjidhjen ushtarake për krizën ukrainase, teksa Kievi shpreson në një furnizim me armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Që nga fillimi i kësaj krize, ne kemi qenë kundër zgjidhjes ushtarake të saj”, ka deklaruar Joe Biden për të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

“Ne nuk kemi aspak interes për një përshkallëzim ushtarak dhe këmbëngulim për të kundërtën”, saktësoi zv/presidenti i SHBA-ve.

Të shtunën e ardhshme, Biden pritet të takohet me Presidentin i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës ndërkombëtare për sigurinë, që do të mbahet në Mynih.

Lajme të ngjashme

Back to top button