fbpx

Marin Mema: E vërteta nuk mund të ndalohet, do të vazhdojë të flas shqip (Intervistë)

Marini është shembull për të gjithë gazetarët por edhe për të rinjtë. Ai gjithashtu na tregon se Shqipëria ka bukuri dhe se ato duhet të ruhen si sytë e ballit. Emisioni Shqipëria tjetër nuk është i vetmi vend ku ai e jep maksimumin. Shembull i gjallë i një patrioti të moderuar. Lexojeni dhe shpërndajeni këtë intervistë për të motivuar edhe të tjerët! 

Intervistoi: Venhar Ramadani 

Marin, ju keni shkruar dy libra deri tani dhe një ndër to është edhe libri Qëtësi Shurdhuese, që si tëmë e ka problemin e drogës në mesin e të rinjëve. Sa është aktual ky problem në Shqipëri dhe cila është zgjidhja për ta normalizuar si problem?
M.MEMA: Ky është një problem më real se kurrë në shoqërine shqiptare, një problem që po cënon të rinjtë, po cënon të ardhmen e tyre.  Ndihem keq shpesh kur shikoj të rinj që kanë humbur intëresin për vlerat e vërtëta të jetës, për të ardhmen e gjithçka tjetër me ngjyra që në jetë.  E për këtë realitët ka përgjegjesi e gjithë shoqëria sepse shpesh jo vetëm që nuk ka ditur të përballet realisht me një problem të tillë, por ka qënë edhe agresive ndaj individëve që duhen përkrahur e ndihmuar. Të rinjtë duhen mbështëtur, duhen shtyrë, duhen parë si një pjesë e domosdoshme, si oksigjeni i një shoqërie që duhet domosdoshmërisht të shnderrohet në një të tillë europiane. E të rinjtë janë oksigjeni  saj. Pa të rinjtë një shoqëri tkurret, mplaket, humbet çiltërisinë dhe atë që ka më shumë nevojë dinamizmin. Duhet tu rikthejmë të rinjëve besimin se Shqipëria mund tu japë një të ardhme, mund të japë një mundësi për të realizuar ënderrat e tyre. Deri më sot kjo nuk ka ndodhur ndaj edhe të rinjtë përballen me vështirësi të pafundme për të gjetur vetëvetën, të tjerë humbin rrugën, të tjerë duan të largohen.. E kjo ju siguroj, është një humbje e madhe për të gjithë Shqipërine e shqiptarët kudo që ndodhen.

Në vitet 2002-2003 ju keni bërë dokumentare për probleme e të rinjëve në sport. Sot këtu në Maqedoni ka një stagnim në promovimin e talentëve që të dalin në Evropë në ekipe të mëdha. Edhe në Shqipëri gjithashtu mund të hasni këtë problem. A mendoni se ekziston një mafi në sport që e ndalon zhvillimin e të rinjëve në sport?
M.MEMA: Kudo në tokat shqiptare ka një mungese të qartë vizioni për sportin vendas. Ne presim që talentët të vijne të gatshëm nga jashtë vendit, presim të afrohen nga kudo ku ka shqiptarë dhe harrojmë të rrisim ata mijëra të rinj që kemi në shtëpinë tonë.  Nuk u garantojmë atyre kushtet e nevojshme, i shohim si pjesë mbushëse të sportit dhe kurrë nuk u kemi dhënë atë prioritet që meritojnë. Kjo duhet të ndryshojë, duhen rivitalizuar ekipet zinxhir, duhet synuar modernizimi i tyre, kushtet stërvitore, eksperiencat, stafet drejtuese , gjithçka duhet të behet në modelin e vendeve perendimore . Nuk ka garanci më të mirë sesa një kampionat i fortë që prodhon talentë dhe ne shqiptarët kemi pafundësisht të tillë kudo. Tu japim mundësinë edhe djemve që luajne në shtëpi të dalin mbi ujë . Duke ditur lidhjen që kemi me sportin e sidomos me futbollin unë them se me një politike të duhur në sport shqiptarët brenda kampionatëve tona bashkangjitur me ata talentë të pafundëm që luajne kudo mund të pushtojnë ligat më të njohura të evropës. Duhet vetëm seriozitet dhe dëshirë për të bërë të mundur këtë. A ka mafia në sport ? Sigurisht që ka. Sa kohë ndeshjet manipulohen , rregullohen , ndryshohen , sa kohë mungon transparenca në fondet më të cilat financohen skuadrat nënkupton se mafia ka gishtin e saj në futboll. Ndaj edhe drejtësia duhet të qartësoje dhe pastrojë futbollin dhe çdo sport nga elementë të tillë, duhet të zhdukë  një kancer që i ka shtrirë metastazat kudo në trupin e brishtë të sportit shqiptar.

A është Shqipëria një vend i mirë për të jetuar të rinjtë?
M.MEMA: Shqipëria është ende një vend i vështirë për të rinjtë. Siç thashë më sipër, mungojnë projektët dhe vizioni serioz për ti mbështëtur. Ende të rinjtë janë në udhëkryq për të ardhmen e tyre. Shumica kur mbarojne shkollat nuk dijnë ku të shkojnë, nuk dijne si të venë gurët e parë të karrieres së tyre. Të rinjtë e kanë humbur besimin dhe kanë të drejtë sepse ai besim u është keqpërdorur u është rrembyer, u është shkelur nga politikat e gabuara e të qorrta.  Shumica janë të papunë apo gjejnë vende pune që nuk u përshtatën arsimimit të vertëtë të tyre. Ka qëne një sistëm i tëre i ngritur turpshëm që nuk solli asnjë zhvillim konkret. Sot të rinjtë janë në kaos dhe nga kaosi nuk mund të dalin as me fjalë e as me premtime boshe. Duhen politika të vertëta mbështetjeje, shtytje, projekte e përseris projekte të vërteta e jo pallavra fushatash. Deri më sot asgjë nuk ka funksionuar dhe talentin e të rinjëve tanë e kemi përdorur si një rreckë apo ua  kemi falur vendeve të tjera. Nëse nuk do të ketë ndryshim politikash Shqipëria nuk do ta gjejë kurrë vetëvetën dhe nuk do të mundet të vrapojë si çdo vend tjetër Evropian.

Duke u nisur nga përvoja juaj për të zbuluar jetën e shqiptarëve jashta kufijve të Shqipërisë, të lutëm na trego, çka mendon për shqiptarët e Maqedonisë?
M.MEMA: Shqiptaret e Maqedonise vuajnë nga politikat e gabuara të përfaqësuesve të tyre në politikë. Është e turpshme të mendosh sesi politika shqiptare në Maqedoni mendon më së shumti për intëresat e saj se për ato të qytëtarëve. Shqiptarët janë detyruar të largohen nga shumë zona , kane lëshuar terren kudo, kanë braktisur fshatra e qytete historikisht me shumicë shqiptare sepse politika maqedonase përmes një skemë të qartë ka dashur të minimizojë dhe shfuqizojë rolin e shqiptarëve dhe në një mënyre ja ka arritur.  E çka bëri politika shqiptare në ketë situatë? Asgjë përveçse ka soditur e ka bërë opozitë apo ka kundërshtuar me zë të hollë. Zonat ku jetojnë shqiptarët vuajnë papunësi të lartë, mungesë investimesh, projektesh, mungesë plotësimi të të drejtave dhe kjo nuk është normale. Shqiptarët në Maqedoni po trajtohen nga shteti maqedon si të ardhur, ndërsa nga politika shqiptare si mish për top për interesat e tyre.  Një post më shumë apo më pak në parlament mesa duket ka më shumë rëndësi sesa të drejtat e shqiptarëve, kjo ka qëne ‘’kushtetuta’’ e këtyre partive. Turp. Poltika shqiptare në Maqedoni është antikombëtare dhe si e tillë po vepron. E kam thënë një herë në një konferencë mbi shqiptarët e Rekës në Tetovë se politikanët shqiptarë e kanë më të veshtirë ti japin dorën njëri tjetrit sesa kryeministrit maqedonas. E kjo flet vetë, më shumë se gjithçka.

Jeni shpallur përsona non grata në Greqi për shkak emisioneve tuaja për Çamërinë dhe fshatrat shqiptare përreth. A është shëndruar puna juaj në një mision kombëtar për të pasqyruar realitëtin e shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë?
M.MEMA: Ajo që dëshiroj është që historia të  mos harrohet, të mos vdese e të mos humbë. Shqiptarët kanë qenë dhe janë ende në ato toka, shqipja flitet sërisht edhe pse nën frikë. E të gjithë këto elemente jo për të ngritur kala rëre me nacionalizma ekstreme por për të treguar ballë kujtëdo të vertëtat e atyre tokave.  Unë mund të shpallem Non Grata jo njëherë por çdo ditë, ama e vertëta nuk mund të ndalohet, ajo do të vazhdojë të flasë me gjuhën e saj, me gjuhën shqipe. E ky është misioni im të cilin e kam pasur dhe e kam edhe në reportazhet e realizuara në Sanxhak, Bosnje, Tuz, Ulqin, Rekë të epërme, Turqi e kudo. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur ndaj edhe gazetarët grekë hyjnë e dalin në Shqipëri ndërsa shteti grek dhe elementet ekstremiste brenda tij duhet të kuptojnë se nuk do munden kurrë të ndalojnë që historia të ngrejë krye me rrënjët e saj, ato rrënjë që sado të përpiqemi ti mbulojnë nuk do të mundet ti shuajnë. E këto reportazhe shërbejnë pikërisht që edhe nesër pas 100 vitësh e më shumë të mbetën dëshmi që kushdo mund ti gjejë e shikojë, dëshmi që flasin me gjuhën e banoreve e jo timen. Sa më shpejt të pranohen të vertëtat historike ju garantoj se po aq shpejt ballkani do të gjejë një stabilitet për tu pasur zili.

Një ndër temat e emisionit tuaj Shqipëria tjetër është edhe pasqyrimii pa punësisë në Shqipëri. Realisht cilat janë numrat e pa punësisë në Shqipëri? Ku është zgjidhja?
M.MEMA: Nuk ka patur kurrë shifra reale sa i takon papunësisë në Shqipëri. Ata që janë në qeveri thonë gjithmonë pak, ata që janë në opozitë e shumëfishojnë. Problemi është se Shqipëria nuk përdor siç duhet resurset e saj. Ky vend ka çdo mundësi për të qenë një parajsë për të gjithë. Ka pasuri natyrore që shkatërrohen, ka pasuri minerale që grabiten , ka monumentë kulture që do ti kishte zili shumica e vendeve europiane e ne nuk i mirëmbajmë, ka toka pjellore që qëndrojne djerrë sepse bujqësia mbështetet shumë pak e po ashtu blegtoria. Ky vend  ka Gjirokastër, ka Berat, ka Shkodër, ka Korçë, ka Durrës, ka Apolloni, ka Bylis, ka Valbonë, ka Vermosh e Theth, ka Sarandë e Himarë, ka Vlorë e Divjakë , ka Shengjin , (pa rrenditur këtu pasuritë e pafundme e bukuritë e zonave të tjera shqiptare jashtë kufijeve zyrtare) ky vend ka gjithçka. Çdo qytet ka pjesën e tij e cila e venë në shërbim të qytetarëve do të ishtë një mundësi e jashtëzakonshme punësimi. Por në fakt kjo nuk ka ndodhur askund e unë besoj se ne jemi vendi i vetëm në kontinent që keqtrajtojmë kaq shumë pasuritë tona. Të rinjtë zgjedhin të largohen sepse askush nuk u jep mundësi, askush nuk i mbështët siç duhet, askush nuk beson tek ajo që thashë edhe me sipër, te energjia e tyre, një energji që i duhet Shqipërisë e shqiptarëve.

Disa javë më parë patët disa replika në distancë me deputëtin shqiptar në Maqëdoni, Artan Grubi, për shqiptarët në Maqëdoni. Si mendoni, a janë të mbrojtur shqiptarët nga partia në pushtet?M.MEMA: Politika duhet të jetë në shërbim të qytëtarëve e jo qytëtarët në shërbim të saj. Në fakt kështu po ndodh sot në Maqëdoni, ku politikanët shqiptarë nginjën e fryhen ndërsa qytëtarët po vuajnë çdo ditë probleme të shumta ekonomike.  Debati në distancë me zotëri Grubin ishtë tregues i një arrogance të turpshme të kësaj politike .  Për elementë të tillë më shumë rëndësi ka një fjali e thënë në Facebook sesa ajo në Parlament e kjo është e patolerueshme. Nuk kam asgjë përsonale me zotëri Grubin por kam me politikën aktuale shqiptare në Maqëdoni që është e vetmja përgjegjëse për problemet e qytëtarëve. Nuk mundet që ne ti kërkojme përgjegjësi qëveritarëve maqëdonas kur ata shqiptarë nuk bëjne asgjë.  Unë mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët në Maqëdoni të kërkojne diçka tjetër, të kërkojnë më shumë, të kërkojnë përfaqësues të denjë , të kerkojnë që zëri i tyre të mos mbetët pa mbështetje.  Ata mëritojnë më shumë, ky është thelbi, shqiptarët e Maqëdonisë nuk mund e nuk duhet të ndihen si të huaj në tokat e shtëpitë tyre.

A është e vështirë të mbani këtë tempo pune?
M.MEMA: Nuk është e veshtirë sa kohë e do punën që bën. Unë e adhuroj gazetarinë, adhuroj të renë, të papriturën, realen e mbi të gjitha të vërtëtën. Kjo e fundit është kushtetuta ime të cilën nuk do ta humb kurrë.

Cili është sekreti juaj i suksesit?
M.MEMA: Nuk kam asnjë sekret. Unë mendoj se çdokush mund të arrijë objektivat e tij nëse dëshiron. Mjafton dëshira dhe vullneti. Ky është çelesi i suksesit, pastërtia e dshira më të cilën duhet të përballemi me gjithçka.

Nëse do të mund t’i jepnit vetes suaj në moshë më të re ndonjë këshillë, cila do ishtë ajo? Cila është këshilla që i jepni të rinjëve?
M.MEMA: Vullnet, mirësi, dëshirë e besim se gjithçka është e mundur.

Si inspiroheni?Ku dhe si duhet të inspirohet rinia?
M.MEMA: Inspirohem tek dashuria për vendin tim, për historine e tij, për njërezit që sado probleme kanë e ruajnë zemrën e madhe që e karaktërizon këtë komb, tek mundësitë e fjetura, të dëshira për të parë sa më mirë shqiptarët kudo ata janë.

Si e filloni ditën? Si sugjeroni të rinjtë të fillojnë ditën? Të ushtrojnë apo në Facebook?
M.MEMA: Ditën e filloj si çdo i punësuar. Ngrihem , ha mengjes dhe nisem për punë. Një kafe e shpejtë dhe lexim, diskutim apo derdhje në tërren diku në një cep brenda apo jashtë Shqipërisë. Shpesh herë dita ime fillon edhe në 12 të natës në 1, 2 apo 3 pas mesnate. Kjo kur më duhet të udhëtoj gjatë apo kam objektiva të caktuara për të realizuar. Sa i takon rrjeteve sociale mund të them se ato janë një fuqi e madhe por që nuk duhet kurrsesi të zëvendësojmë fuqinë e vërtetë që e jep vetëm jeta reale. 

Si duhet të veprojë një i ri i pa punë?
M.MEMA: Të mos tërhiqët kurre, të kërkojë më të mirën për vehtën e tij, të mos humbë besimin. Askush nuk të fal asgjë, gjithçka duhet fituar me ndershmëri e dinjtet.

Cili është libri dhe filmi juaj i preferuar?
M.MEMA: Nuk kam një libër të preferuar. Adhuroj ata historikë ashtu siç adhuroj dokumentarët dhe reportazhet që sillen nga mediat më të mëdha botërore. Sa i takon filmave është e njëjta gjë, përzgjedh shpeshmi me deshirë ata që kane në bosht historitë e vertëta.

Kjo intervistë është bërë nga vizione.info dhe Portalb.mk i ka të gjitha të drejtat e publikimit të intervistës, sipas marrëveshje së arritur mes palëve. Për më shumë intervista, ndjekni VIZIONE në rrjetet sociale.

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close