Këshilla si ta mbroni zemrën tuaj

Natyrisht që ekspertet si parandalim për të gjitha shqetësimt tjerat shëndetësore, ashtu edhe për sëmundjet e zemrës këshillojnë jetë të shëndetshme. Por, sa kjo është e mundur në kohën dhe kushtet në të cilat sot jetojmë? Ketu janë disa këshilla se si ta mbroni zemrën tuaj.

  • Optimizmi
    Disponimi i mirë është i lidhur me një rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, vecanerisht tek njerëzit me një histori familjare të semundjes. Natyra e gëzuar mund të shërbejë edhe si mbrojtje nga problemet shëndetësore të cilat i shkakton stresi.
  • Çaji
    Çaji i gjelbert dhe i zi zvogelojnë kolesterolin e keq. Nëse e pini një flixhan çaj gjatë ditës, do të përmirësojë funksionin e arterieve. Shmangjuni çajave të cilat blihen të gatshem, por pergaditeni vetë atë nga bimet e thata (gjinden në çdo treg me çmime shumë të lira), sepse janë shumë më të dobishëm për zemrën tuaj.
  • Magnez
    Ky mineral ka një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, dhe një shtesë prej 200 miligram në ditë e zvogëlon rrezikun nga semundja për 22%. Sillni në ushimin tuaj dritherat, arrat dhe permiet me gjethe.
  • Zhurmë
    A jetoni afer për shembull transportit hekurudhor ose në vende tejet të zhurmshme dhe kjo mund të jetë rrezik për semundjen e zemrës. Ekspertet besojnë se zhurma e vazhdueshme mund të jep stress, i cili e rrit tensionin e gjakut.
  • Çrregullime hormonale
    Rreziku nga sulmi në zemer është shtatë herë me i madh tek femrat te cilave papritmas u bie niveli i estrogenit dhe testosteronit e cila është specifike për të hyrë në menopauzë. Nëse filloni ti humbasni menstruacionet, keni shtuar ne peshë dhe keni verejtur rritjen e çimeve te shumta, atëhere kjo është shenjë që ju duhet të vizitoni mjekun urgjentisht.
  • Ajri i ndotur
    Hulumtuesit vleresojnë se ajri i paster mund të parandaloj rreth 8000 sulme të zemrës në vit. Ajri i ndotur mund te çojë deri në ateroskleroze. Sa më shumë që i shmangeni ecjes në rrugët e ndotura, mund te zvogelohet rreziku nga sëmundja.
  • Tërbim
    Natyrisht se të gjithëve na ndodh të “pelcasim”. Megjithatë, njerëzit që janë shpesh të zemëruar janë objektivi i vërtetë i një sulmi në zemër. Mundësitë e sulmit në zemër janë dy herë më të mëdhaj 2 orë pas një zemërimi të çastit, sepse atëherë lirohen sasi të mëdha kortizoli dhe adrenaline, e cila ngushton arteriet./femra.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button