Berisha përplaset me Tahirin: Je rrugaç, më dil përpara!

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë qenë motivi për debate të ashpra sot në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës, por më i ashpër ka qenë debati mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Tahiri.

“Tërë parat i keni shpenzuar për zyra luksi, festa, ahengje dhe orgjira”, – ka thënë Berisha. Ndërkohë që pas këtyre deklaratave, dicka ka pëshpëritur Saimir Tahiri pas shipinës së Berishës.

Ky i fundit i khehet Tahirit duke i thënë: “Mbylle gojën ti rrugaç, mos shaj nga prapa. Më dil përpara”. Më pas ka ndërhyrë drejtuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, duke thene se Tahiri komunikonte me te.

Me pas e merr fjalen ministri Tahiri, duke i kerkuar llogari ish-kryeministrit per permbytjet ne veri te vendit dhe mosdemshperblimin e banoreve.

Lajme të ngjashme

Back to top button