Kuvendi i Kosovë miraton Rezolutën për Pengimin e Emigrimit Ilegal

Me 69 vota për, 2 kundër si dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë mbështetur krijimin e një rezolute për migrimin ilegal.

Grupi Parlamentar i PDK-së ka marrë pjesë aktive në debat. Të gjitha institucionet e vendit duhet të merren me këtë çështje, ka deklaruar deputeti, Elmi Reçica.

Ndërsa për LDK-në rekomandimet janë harmonizuar. “Shprehim shqetësimin për ato që po ndodhë, kjo dhimbje duhet të ndalet. Ne si Grip Parlamentar i mbështesim këto rekomandime”, ka thënë Ismet Beqiri, shkruan zeri.info

Po ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur rezolutën për migrimin. Në emër të këtij subjekti, deputetja Albulena Haxhiu ka deklaruar se kjo është një çështje urgjente që duhet të zgjidhet. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button