Arrestohet Fadil Arsllani në Gostivar

Policia mbrëmë e ka arrestuar Fadil Arsllani, të dyshuarin e parë në aksionin Çekani. Sipas informatave ende të pa verifikuara, Arsallani është arrestuar në Gostivar, transmeton Sitel.

Policia më 10 dhjetor në aksionin Çekani ka arrestuar gjithsej 15 persona ndërsa katër të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Arsllani, ishin në kërkim.  Ata ngarkohen me veprën “fajde”, “shoqërim kriminal”, “gjobëvënie” dhe “pastrim parash”. Mes të arrestuarve janë edhe avokatë dhe përmbarues, të cilët kanë ndihmuar grupin kriminal për aspektet juridike të veprimtarisë.

Arsllani më herët kishte deklaruar se aspak nuk i njeh personat e arrestuar gjatë aksion “Çekani” në Gostivar dhe kurrë nuk ka pasur me asnjërin asnjë lloj bashkëpunimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button