Prokuroria: Zaevi ka qenë nën hetim të posaçëm kur është bërë inçizimi

Prokuroria konfirmon se në momentin kur është incizuar takimi në kabinetin e kryeministrit Gruevski, Zaevi ka qenë nën masa të posaçme hetuese. Megjithatë Prokuroria nuk ka shpjegim se si këto pamje kanë dalë në opinion.

“Prokuroria themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas kompetencave të saj do të kontrollojë faktet dhe rrethanat nën të cilat materialet nga takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev, mbërritën në dorë të medias”, thuhet në njoftimi e Prokurorisë Publike.

Ndërkaq, lidhur me ndalimin e publikimit të materialeve që kanë të bëjnë me rastin “Puçi”, Prokuroria i referohet Ligjit për Procedurë Penale dhe Ligjit për Prokurorinë Publike:
Ligji për Procedurë Penale
Neni 289, Fshehtësia e procedurës para hetimit:
“Të gjitha veprimet e ndërmarra në periudhën para hetimore nga ana e Prokurorit Publik ose policisë konsiderohen si sekret”.

Neni 299, Fshehtësia e procedurës hetimore
Paragrafi 1- “Nëse këtë e kërkojnë interesat e procedurës penale, nevoja që të ruhet fshehtësia ose të mbrohet jeta personale ose familjare e të dëmtuarit ose të dyshuarit, Prokurori Publik do t’i urdhërojë personit të cilin e dëgjon, i cili merr pjesë në veprimin hetues ose që shqyrton shkresat, që t’i ruaj si fshehtësi të dhënat e caktuara dhe do ta paralajmërojë për pasojat e zbulimit të fshehtësisë”.

Paragrafi 2- “Urdhëresa nga paragrafi (1) e këtij neni në veçanti futet në proces-verbal, gjegjësisht shënohet te shkresat që shqyrtohen, me nënshkrimin e personit i cili është paralajmëruar për obligimin e ruajtjes së fshehtësisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button