BESA mbështet protestën kundër ajrit të ndotur në Tetovë

Lëvizja BESA deklaroi sot mbështetjen për protestën e nesërme në Tetovë kundër ajrit të ndotur.

Në deklaratën me shkrim, Lëvizja BESA thotë se është gjithnjë në mbështetje të parimeve që synojnë mirëqenien e qytetarëve, ndaj dhe ka vendosur të mbështesë dhe të marrë pjesë në protestat që i organizon shoqata “EcoGuerilla”.

“Prandaj BESA u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizuesve të saj, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë që kanë mundësi, që t’i bashkëngjiten protestës së nesërme në Tetovë, duke u bërë pjesë e kërkesës më legjitime njerëzore për ajër të pastër. BESA konsideron se kjo është protestë që duhet t’i bashkojë të gjithë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioze ose politike, sepse ajri është njësoj i rëndësishëm për të gjithë”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Back to top button