Sot festojnë yjet, në mesin e tyre edhe Januzaj

Data 5 shkurt është e veçant për futbollin evropian. Kjo datë përkon me ditëlindjen e disa prej yjeve të njohur të futbollit evropian.

Cristiano Ronaldo sot e ka kapur “30-shin”. Superylli portugez ka mbushur 30 vite. Ronaldo llogaritet si futbollisti më i mirë në botë duke qenë në konkurrencë të vazhdueshme me Lionel Messin.

Adnan Januzaj poashtu feston sot ditëlindjen e tij të 20-të. Superylli kosovar mbetet një nga talentët më premtues në botë, edhepse këtë edicion nuk po ka minutazhën e lakmuar në fushë.

Festë ka edhe te Barcelona. Neymar sot feston ditëlindjen e tij të 23-të, ditëlindjen e cila e zë lojtarin në një formë tejet të lartë.

Në Itali ka festë edhe te Juve e Interi. Carlos Tevez e Rodrigo Palacio festojnë ditëlindjet e tyre në këtë ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button