Tetova, raste eklatantë të dhunës në familje

Dhuna në familje nuk ka të ndalur në rajonin e Tetovës. Vetëm për tre mujorin e fundit  në organizatën “Forumi i gruas” ndihmë kanë kërkuar  19 raste viktimë të dhunës familjare.

Rastet e paraqitura zakonisht kanë të bëjnë me dhunë fizike e burrit ndaj gruas, por, kohëve të fundit sipas kryetares së Forumit të gruas, Xhane Kreshova,  është paraqitur edhe një dukuri tjetër kur kemi dhunë ndaj prindërve.

“Këto raste janë të paraqitur të gjitha në organet e rendit dhe pritet të merren masa adekuate. Dukuri a e dhunës në familje sa herë që paraqitet duhet të merret parasysh të trajtohet me kujdes” thotë ajo.

Në çdo të tretën shtëpi kemi ndonjë lloj dhune, por ajo çka është evidente është se ata nuk paraqiten në polici theksojnë nga “Forumi i gruas”.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button