Kryetari i komunës së Novacit nga lodhja ra në gropë

Kryetari i Komunës së Novacit Lazar Kotevski, mbrëmë ka rënë në një gropë e cila ishte bërë për të parandaluar përmbytjet nga lumi.

Punëtorët tregojnë se Kotevski tre ditë ishte i angazhuar me përmbytjet, dhe në një moment derisa bageri po gërryente ai ka rrëshqitur dhe ka rënë në gropë. Punëtorët menjëherë e kanë larguar nga balta.

“Nuk jam i lënduar, kaluam lehtë. Rrëshqita por gropa me baltë nuk ishte e thellë. Përmbytjet na kanë lënë pa gjumë jo vetëm mua por të gjithë banorët e Pellagonisë. Këto tre ditë ishte shumë dramatike dhe nuk kishim kohë për pushim. Gjithçka do të kalojë, vetëm sa ti tejkalojmë këto përmbytje”, është shprehur Kotevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button