Diplomatët të shqetësuar për situatën politike në Maqedoni

Në takimin e mbrëmshëm ambasadorët e vendeve të BE në vend, kanë shfaqur shqetësimin e tyre serioz për situatën në vend . Takimi është thirrur dhe ka qenë I fokusuar vetëm mbi rastin “PUÇ” në të cilin kryeministri Gruevski akuzoi liderin e opozitës Zaev për kërcënim dhe grusht-shtet, transmeton Alsat.
Ne këtë takim është analizuar situate e re e krijuar në vend dhe janë shqyrtuar të gjitha mundësit dhe pasojat që mund të dalin nga kjo situatë . Sipas burimeve të larta diplomatike të ALSAT M diplomatët e huaj kanë ndezur alarmin mbi seriozitetin e situatës në vend. Ata janë seriozisht të shqetësuar dhe brengosur për situatën.

Në reagimet e para zyrtare që kishin ata pas pres konferencës së kryeministrit Nikolla Gruevski, u bën thirrje institucioneve maqedonase që ti hetojnë këto akuza serioze në një proces transparent, në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku kuptohet, e rëndësishme është prezumimi i pafajësisë. Shqetësimi tjerë serioz që kanë shprehur diplomatët janë marrëdhëniet ndëretnike në vend e që në këtë rast dikush mund ti keqpërdor për të defokusuar vëmendjen e opinionit nga rasti në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button