Zaevi për televizionin kroat: Qëllimisht i thashë se janë nga shërbimet e huaja

Zoran Zaev, lideri i LSDM- së në një deklartë për televizionin kroat “Nova Tv” thotë se nuk ka dashur t’ia thotë të vërtetën kryeministrit për atë se ku ai mori materialet për veprimtaritë e pretenduara kriminale dhe aktivitet e korruptuara të kryeministrit dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

– Në pyetjen se si erdhi në këtë materiali unë i thashë se janë shërbime të jashtme. Sigurisht që nuk do t’i jap ata që kishin guxim dhe mi dhanë këto materiale. Qëllimisht thashë shërbim i jashtëm, sepse për këtë dikush mund të humb jetën e tij por  edhe jetën e familjes së tij. Këta njerëz janë bashkëpunëtorët e tyre. Ata nuk mund të vazhdojnë të jetojnë duke e ditur se çfarë po ndodh në vendin e tyre. Në një vend normal, këto materiale do të dorëzoheshin në Prokurorinë Publike, por ata e dinë se ne nuk kemi Prokurori Publike, ne nuk kemi gjyqësi – deklaroi Zaevi për televizionin “Nova Tv”.

Lajme të ngjashme

Back to top button