Miti i paprekshmërisë

Bunkerizimi ideologjik i teorive shkencore, fakteve historike, në përgjithësi të “të vërtetave” në shërbim të momenteve politike, ka shndërruar rrugën gjerë tek e vërteta në një labirint t? komplikuar p?r tu zgjidhur dhe të kushtueshëm në kohë, të tjerët ndërkohë po lëvizin me nxitim.

E vërteta mbi t? kaluar?n, mund t? jet? gjithmonë me niansat e relatives ngase ndryshe nuk mund të shihet nga konteksti i sotëm kohorë dhe sidomos jo bardh e zi, por kur përshkrimet devijojnë skajshëm, at?her? zbehin deri n? pap?rdorshm?ri  t? mirat dhe sidomos mësimet q? e vërteta si e kaluar mund t? na sjell p?r t? sotmen, botërisht është e ditur historinë e shkruajnë fituesit.

Të bërit perfekt çdo gjë mbi figurat kombëtare shqiptare dhe tej-romantizimi, ka krijuar nga personazhet historike jo rrallë një gardë komediantësh pa fajin e tyre, por me fajin e injorancës shoqërore e cila boshllëkun e krijuar nga mang?sit? e sotme të vlerave e plotëson me t? kaluarën ideale dhe lehtësisht të paraqitshme si të tillë. Rrjedhimisht dhe papritmas dalim para aktit ku historiografia e paraqitur brenda kornizave t? imponuara dhe brutalisht të vëna nën kontroll, p?rnj?her? b?het subjekt i goditsh?m nga nj? numër autorësh t? huaj dhe individësh t? brendshëm, duke lënë të goditur mitet që kemi krijuar për  Gjergj Kastriotin , Isa Boletinin, Bajram Currin dhe jo vetëm për ta, por që i kemi krijuar për nderin e të sotmes dhe nevojën për tu mburrur.

N? rastin e kryeheroit ton?, pa anashkaluar rastet kur disa teza sfidojnë akademitë e kllapitura në Shqipëri dhe Kosovë, opinioni u alarmua jo aq nga teoritë t? cilat ashtu t? plasuara nga “kund?rshtar?t” shkencor? dhe civilizues t? kryeheroit jan? mbi t? gjitha naive, kurse disa sjellje rrugaçërie ishin asgjë m? shum? se vepra p?r t? cilat duhej t? reagonin ata q? jan? kompetent? p?r rendin publik rrug?ve , por opinioni u zgjua i tronditur nga kalimi i kufirit t? mitit t? paprekshm?ris?. Ky mit i trashëguar nga bunkerizimi ideologjik i spikatur p?r periudhën e monizmit, m? s? paku u b?n? nderë personazheve historike dhe vetë shqiptarizmës. 

Duke u fshehur pas heronjve romantik?, e kaluara moniste-komuniste n? pushtet, kamuflonte vetëveht?n me “kombëtaren” e n? realitet kishte t? bënte m? s? paku me kombëtaren, si dhe duke i idealizuar bijtë e shpatës, pushkës dhe pen?s shqiptare, e fshihte jo-idealizmin e sistemit nga nd?rdija e masave të pakënaqura nga mënyra e jetesës.

Në rastin kur tezat mbesin shkencëtarisht sfiduese si në rastin Oliver Schmitt, u reagua bardh e zi, nga ekstremi në ekstrem pa mendime të ndërmjetme dhe pa tentativë që të kundër-argumentohen si duhet “argumentet” e tij. Ashtu siç është bërë jo rrallë në historinë shqiptare me shumë burrështetas, rasti i Mbretit Zog, At Anton Harapit apo Gjergj Fishtës të heshtur nga ne për gjysmë shekulli.

V?nia e kufijve deri ku shkenca mund t? dep?rtoj?, aq sa anti-shkencore dhe anakronike, d?min m? t? madh n? fakt e ka shkaktuar pikërisht tek moslejimi për të elaboruar m? detajisht jo pak turbullira të m?dha historike n?p?r t? cilat ka kaluar kombi shqiptar, q? i b?n? edhe m? t? pastudiueshme misteret e shumta q? historia nuk i ka th?n?, duke filluar që nga teoritë mbi gjenezën n? kuptimin historik dhe gjeografik t? brumit iliro-shqiptar t? cilin na e cenojnë aq shum?, dhe sidomos vazhdim?sin? e tij si nj? etnikum, e deri tek e kaluara jo shumë e largët.

Pajtohemi mbase edhe kur ideologjia pengon, nuk mund ta trajtojmë historinë tonë pa emocione, është njerëzore, por duhet ta lemë të qetë nga emocionet sa më shumë të jetë e mundshme, ndryshe nuk na trajtojnë seriozisht. Të tjerët e kanë tejkaluar moti këtë kompleks, anglezët pa probleme trajtojnë faktet mbi inkursionet e vikingëve dhe përkëdhelin figurën e Arturit njëkohësisht.

 Tek historiografia shqiptare, joserioziteti në të trajtuar, por edhe jo pak i qëllimshëm apo edhe si rezultat i mosguximit intelektual, apriori ka përjashtuar nga librat çdo ves apo veprim që bie ndesh me romantikën e shkruar, apo që mund të cilësohet si dukuri e keqe varësisht si ishte konceptuar nga “etërit” monist. Deri vonë, nxënësit e shkollave tona (në Kosovë gati deri sot) kanë mësuar se një dukuri e tillë është rock muzika, e njëjta e cila gjerë e gjatë nëpër Evropën Lindore para afro gjysmë shekulli ishte frymëzim i masave pro-demokracisë, mjafton të përmendet vetëm një shembull  – “Scorpions” me  “Wind of change”.

Lajme të ngjashme

Back to top button