Juratoviq: Maqedonia etablohet si regjim autoritar

Deputeti i Partisë Socialdemokrate në Bundestagun e Gjermanisë, Josip Juratoviq, duke komentuar zhvillimet më të fundit në Maqedoni thotë se Evropa rrezikohet nga vendosja e një regjistrimi autoritar në gjirin e saj.

“Ngjarjet e reja tregojnë për të satën herë se Maqedonia ndodhet në situatë shqetësuese. Evropa kanoset nga rreziku i etablimit të një regjimi autoritar dhe si pasojë Maqedonia të izolohet nga rajoni”, thotë Juratoviq për DË.

Ai thotë se ajo çfarë duhet bërë në situatën aktuale, është të sigurohet pavarësia e gjyqësorit dhe të krijohen kushte për funksionimin e Qeverisë.

“Në të njëjtën kohë dua ta inkurajoj opozitë që të vazhdojë me punën e saj kritike në mënyrën më të besueshme dhe më konstruktive”, theksoi deputeti gjerman.

Lajme të ngjashme

Back to top button