Tre viktima dhe dy të lënduar nga shpërthimi në fabrikën e bombolave të gazit

­ Tre punonjës e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar nga zjarri i cili shpërtheu sot në mëngjes në fabrikën për bombola gazi “Ballkan gas” në Bogdanc, pas shpërthimit në kapacitetet e fabrikës, konfirmojnë nga policia pas ekspertizës fillestare.

Njëri prej të punësuarve, i cili ka marrë djegie dhe lëndime të rënda është dërguar në klinikat e Shkupit ndërsa punonjësi tjetër është me lëndime më të lehta dhe ndodhet në spitalin lokal. Shërbimi i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin, ndërsa në terren janë ekipe policore, prokurori publik dhe autoritetet komunale.

Sipas njohurive të para, zjarri ka shpërthyer sot rreth orës 08:50 të mëngjesit nga një shkëndi në repartin për mbushjen e bombolave të gazit, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar shqetësim te popullata lokale.


Pas një shpërthimi të fortë, një fabrikë për mbushjen e bombolave të gazit, në Bogdanci, është përfshirë nga zjarri.

Raportohet se nga ngjarja ka dëme vetëm të mëdha materiale, ose të paktën sipas të dhënave të deritanishme, nuk ka dëme në njerëz.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.

Fuqia e shpërthimit është ndjerë disa kilometra larg nga vendi i ngjarjes.

Ekipe të shumta të zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po tentojnë lokalizimin e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button