Hummels dhe Weidenfeller u kërkuan falje tifozëve (Video)

Kjo video e pabesueshme tregon mbrojtësin Hummels dhe portierin Weidenfeller duke i dëgjuar tifozët e Dortmundit pas humbjes së fundit. Të dy këta morën përgjegjësinë për t’u konfrontuar me fansat e frustruar pas thellimit të krizës së klubit, në humbjen 0-1 në shtëpi ndaj Augsburgut. “Nëse dikush është në një pozitë si ne pas 19 ndeshjeve, do të ishte e papranueshme që të mos e kuptojmë reagimin e tifozëve”, deklaroi Hummels pasi u largua nga fusha, përcjell koha.net.

Edhe Klopp ka mbetur pa fjalë pas ndeshjes. “Mund të akuzohemi për çdo gjë sonte dhe e gjitha do të ishte e arsyetuar”, tha ai. “Të luftosh do të thotë të kesh edhe guximin që të marrësh vendimet e drejta. Kjo gjë po na mungonte sonte”, deklaroi mbrëmë Klopp.

Lajme të ngjashme

Back to top button