Recension: Еkspertët kërkojnë që Zaevi të gjykohet për tradhëti ndaj atdheut

Recensojmë një tekst në të cilin krejtësisht kanë humbur standardet e gazetarisë së drejtë etike. Në këtë produkt spinues, mendimi i një analisti është ngritur në nivel të pikëpamjes së gjithë ekspertëve, që është me të vërtetë e tepruar. Artikulli duket sikur anon kah ajo që kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sa më parë të gjykohet edhe atë për tradhëti ndaj atdheut!

www.kurir.mk_makedonija_vestiLinku deri te artikulli origjinal: Еkspertët kërkojnë që Zaevi të gjykohet për tradhëti ndaj atdheut

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2015; 13:37

Data e recensionit: 02.02.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

ASHTU SIÇ DO TË THOTË KRYEMINISTRI!

Bëhet fjalë për një tekst jashtëzakonisht tendencioz dhe të anshëm, i cili është vënë në funksion të qërimit politik të hesapeve me liderin e opozitës. Bie në se ajo që fjalimi i kryeministrit (31 janar 2015), ku ai njoftoi se Zaevi “i është kërcënuar me biseda të inçizuara komprometuese telefonike të funksionarëve më të lartë shtetërorë, të cilat i ka marrë nga një shërbim i huaj i zbulimit dhe e ka shantazhuar për formimin e qeverisë teknike”, fiton peshë të së vërtetës së pakontestueshme.

Praktikisht, pretendimet e deklaruara në paraqitjen publike të kryeministrit trajtohen si fakt i pakontestueshëm, kështu që, duke pasur një qasje të tillë, i gjithë artikulli ka një intonacion sikur tashmë është dëshmuar se Zaevi, gjegjësisht personat e përfshirë me aksionin policor “Grushtshteti”, janë fajtorë për “spiunim dhe për rrëzim të dhunshëm të rendit kushtetues”. Edhe pse në këtë moment janë vetëm të dyshuar dhe procesi gjyqësor duhet të zhvillohet.

 

“LINÇIM PËR ZAEVIN”!

Shihet se në tekst aspak nuk është planifikuar pala e dytë në këtë tregim. Kjo është bërë në stilin “të linçohet Zaevi”! Prandaj edhe shfrytëzohet vetëm një mendim i ekspretit –  profesoreshës për të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Tanja Karakamisheva – Jovanovska. E ajo vlerëson se padia penale të cilën e ka ngritur MPB-ja kundër liderit të LSDM-së, për “dhunë ndaj përfaqësuesve më të lartë të organeve shtetërore”, duhet të zgjerohet edhe për një vepër penale – tradhëti ndaj atdheut (neni 305 i Kodit Penal, fq. 130). Kjo deklaratë pastaj formulohet në titull manipulativ si kërkesë e ekspertëve!

Mirëpo, përkundër asaj se profesoresha në deklaratën e saj thotë se:

“Kjo vepër është përforcuar dhe është mbështetur në mënyrë plotësuese me shumë fakte dhe informata të tjera, të cilat gjatë nëntë muajve të fundit, veçanërisht pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve për kryetar të shtetit, në vazhdimësi prezantoheshin në opinion nga ana e opozitës”,

megjithatë, në tekst nuk mund të lexohen dëshmi për një akuzë të këtillë të rëndë.

Më së paku, duket shumë joserioze, madje dhe qesharake, që si dëshmi për tradhëti kundër atdheut, për shembull, të potencohet “mospranimi rezultateve zgjedhore nga ana e opozitës”, ose “mospjesëmarrja në punën e Kuvendit”. Prandaj, edhe përfundimi i këtij teksti të përgatitur me qëllim të caktuar duket i tepruar:

“…precedentet e këtilla dhe të ngjashme si ky, në politikën maqedonase duhet të pengohen me kohë dhe të dënohen në mënyrë përkatëse, me qëllim që ato të mos fitojnë fuqi që të bëhen përditshmëri politike dhe praktikë politike, që është e rrezikshme për të gjithë.”

Poashtu, eksperten në bazë të qëndrimit të së cilës është përgatitur i gjithë artikulli, publiku nuk e percepton si të pavarur. Përkundrazi, profesoresha vazhdimisht është e pranishme në media (që e mbajnë anën e pushtetit) me përkrahje të theksuar për projektet qeveritare dhe me qëndrim kritik ndaj veprimeve të opozitës.

Lajme të ngjashme

Back to top button