Bulqizë digjet shkolla fillore në komunën Trebisht

Gjatë mbrëmjes së djeshme është djegur një shkollë fillore në Komunën Trebish në Bulqizë, ku si pasojë rreth 40 nxënës të kësaj shkolle mbeten pa mësim.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balan në komunën Trebisht, në Bulqizë, por fatmirësisht, si pasojë e ngjarjes, nuk raportohen persona të lënduar fatmirësisht nuk kemi të lënduar

Deri në këto momente nuk ka ende asnjë të dhënë në lidhje me shkaqet apo autorin që ka vënë zjarrin në ambientet e shkollës..
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të kësaj ngjarje. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button