Prej nesër reshje të reja, nga e hëna më ftohtë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHRM) për nesër paralajmëron valë të re më intensive të lagësht të përcjellur me reshje kryesisht të shiut, ndërsa në zonat më të larta malore në pjesët perëndimore me reshje të borës.

Lokalisht reshjet do të kalojnë 25 litra më metër katror. Gjatë fundjavës, temperaturat do të shënojnë rënie dhe do të ketë reshje të dobëta në pjesët perëndimore të vendit. Prej të hënës moti do të jetë dukshëm më i ftohtë dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Për sot, sipas DPHRM, do të mbajë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri 15 gradë Celsius. Në rajonin e Shkupt me diell, vranësira të vogla deri në mesatare dhe mer erë kryesisht mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Në mëngjes në ora 7 janë matur ­ 2 gradë Celsius në Berovë, Manastir dhe Mavrovë, ­ 1 në Krushevë, 0 gradë në Tetovë, Prilep dhe Strumicë, 1 në Ohër, Lazaropole dhe Pretor, 2 në Kriva Pallankë, Dibër, Kumanovë, 3 në Demir Kapi, 4 në Shtip dhe 6 në Dojran. Në 24 orët e kaluara më shumë shi, 22 litra në metër katror, kanë reshur në Hanet e Mavrovës, 21 në Tetovë, 12 në Lazaropolë dhe Ohër, 11 në Dibër, 9 në Manastir dhe Pretor, 8 në Prilep, 7 në Krushevë, 5 Topollçanë, 4 Shkup, 2 Kriva Pallankë, Vinicë, Gjevgjeli dhe Berovë.

Shtresë më të lartë dëbore prej 62 centimetrave ka në Hanet e Mavrovës, 58 në Krushevë, 17 në Pozharanë, 5 Pretor dhe 4 në Ohër.

Lajme të ngjashme

Back to top button