fbpx

Rrëzohet aeroplani mbi transmetuesin e televizionit amerikan (Video)

Një person e ka humbur jetën mbrëmjen së mërkurës pasi një aeroplan i vogël u rrëzua mbi një kullë transmetuese të një televizioni në Lubbock të shtetit federal amerikan, Texas, transmeton Indeksonline.

Aeroplani i llojit, Piper PA-46 është rrëzuar derisa i afrohej Aeroportit ndërkombëtar Preston Smith, sipas një komunikate të Administratës së Aviacionit Federal.

Aeroplani e ka goditur kullën transmetuese të televizionit KCBD, duke ia pamundësuar transmetimin televizionit në fjalë dhe duke pamundësuar furnizimin me energji elektrike në lagjet përreth, para se aeroplani të rrëzohej në tokë.

Pjesëtarët e zjarrëfikësve nga shqetësimi se kulla e goditur e transmetimit nga aeroplani mund të rrëzohej mbi objektin e televizionit dhe kështu i tërë stafi është dashur të evakuohet nga ndërtesa e televizionit.

Në këtë mënyrë është evituar lëndimi i mundshëm i punonjësve të televizionit në fjalë, ndërsa autoritetet nuk e kanë publikuar identitetin e personit që ka rënë viktimë e këtij aksidenti.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close