15 vite nga masakra e Mitrovicës

Janë bërë 15 vite nga masakra ndaj shqiptarëve që jetonin në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Në ditën e 3 shkurtit të vitit 2000 forcat serbe në mënyrë të organizuar hynë në pjesën veriore të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë u plagosën me qindra, si dhe u dëbuan mbi 11.300 shqiptarë nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Atë natë u vranë Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka, Remzije Canhasi, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci, Nimon Sejdiu, Sebiha Abrashi dhe Muharrem Sokoli.

Dhjetë personat që u vranë dhe u masakruan nga grupi kriminal serb ‘Rojat e Urës’, dyshohet se kanë qenë të udhëhequr nga ish-shefi i atëhershëm i këtij grupi Oliver Ivanoviq.

Për përfshirjen e Ivanoviqit në këtë masakër, më vonë pati dëshmuar edhe një dëshmitar i ngjarjes së shkurtit.

Ky politikan serb vazhdon të gjykohet, ndërsa bashkë më të, të dyshuar janë edhe katër serbët tjerë Dragolub Delibashiqi, babë e bir Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq të akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button