fbpx

Shembje në aksin Katllanovë-Veles dhe Shkup-Makedonski Brod

Për shkak të shembjeve në rrugë është ndërprerë komunikacioni në aksin Makedonski Brod- Shkup ndërsa në njërën korsi po zhvillohet komunikacioni nga Katllanova drejt Velesit. Siç njoftojnë nga LAMM shembjet në aksin rrugor P­2132 Makedonski Brod- Shkup, janë në aksin Blizansk- Kozjak 1,6km pas digës.

Ndalohet komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve motorike. Në aksin rrugor Katllanovë-Veles pas pikës pagesore rrugore Sopot, për shkak shembjeve të mëdha komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, me ç’rast është vendosur sinjalizim në komunikacion.

Komunikacioni në aksin rrugor te udhëkryqi Marvinc- Gjevgjeli është i ndërprerë për shkak të derdhjes së lumit Vardar në rrugë. Komunikacioni në akset rrugore Koçan- Zërnovc dhe Tërbotivishte ­-Razllovc është ndërprerë për shkak të lëshimit të urave mbi lumin Bregallnicë. Në aksin rrugor Demir Kapi-Koreshnicë është vendosur ndalesë e komunikacionit të automjeteve të lehta për shkak të vërshimit të lumit Vardar në rrugë.

Në komunën Probishtip, për shkak të rrëshqitjes së tokës edhe më tutje është në ndërprerje komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve në drejtimin rrugor Kiselicë­Zlletovë. Automjetet janë riorientuar nga drejtimi Kiselicë­Probishtip­Legovec­Zletovë. Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Bregallnicë në mënyrë parandaluese për komunikacion është mbyllur aksi rrugor Novosellë­Radovish.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close