RTVM, konkurs për drejtor dhe zvëvendës drejtor

Radiotelevizioni i Maqedonisë shpalli konkurs për zgjedhjen e drejtorit dhe zv.drejtorit.

Në të njëjtën kohë, është shpallur edhe konkursi për 7 anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të RTVM-së.

Sipas dispozitave ligjore, drejtori dhe zv.drejtori zgjidhen me mandat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Kandidatët në konkursin publik, mes të tjerash, duhet të dorëzojnë edhe programin e punës së RTVM-së për periudhën e ardhshme trevjeçare.

Afati i aplikimit në konkurs vazhdon 15 ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button