Milevski: Si do ulen nesër burrështetas të huaj në kabinetin e kryeministrit?

Lideri i PLD-së Goran Milevski ka thënë se është marrëzi atë që bëri Gruevski, pra që lejoi të incizohen biseda në kabinetin e tij.

“Si që mësuam nga mediat bëhet fjalë për akuza serioze për korrupsion të strukturave më të larta të pushtetit. Nëse ajo është e vërtetë, mënyra e vetme për dalje nga kjo situatë është që kryeministri të jep dorëheqje. Në demokraci rrugë tjetër nuk ka. Është absurde që Gruevski lejoi që bisedat në kabinetin e tij të incizohen. Si nesër një zyrtar i huaj do ulet të bisedojë me kryeministër shteti që ka afinitete të incizojë dhe të publikojë në Youtube”, ka thënë Milevski në bisedën për Plusinfo.

Lajme të ngjashme

Back to top button