Mot me diell, me vranësira të vogla dhe me erë

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri 15 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell, vranësira të vogla deri në mesatare dhe mer erë kryesisht mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Era jugperëndimore do të vazhdojë të fryejë edhe sot dhe do të shkaktojë shkrirje të mbulesës ekzistuese të dëborës. Valë e re e lagështisë më intensive nga reshje kryesisht nga shiu, lokalisht edhe me mbi 25 litra në një metër katror do të ketë të premten, kur lokalisht reshjet do të jenë edehe të rrëmbyeshme dhe të përcjellura me erë të prëforcuar.

Nëpër male reshjet do të jetë nga dëbora. Pastaj pason periudhë e motit më të ftohtë me reshje lokale të kohëpaskohshme kryesisht të dëborës. Do të fryejë erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi veriore në këtë periudhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button