Reali me shumë probleme para derbit

Reali i Madridit mori një fitore të rëndësishme në La Liga, duke e mposhtur Sevillën me rezultat 2:1, por në këtë fitore, humbi dy mbrojtës.

Sergio Ramos është lënduar në fillim të ndeshjes, dhe lajmet e para nga Spanja, zbulojnë se spanjolli do të mungojë rreth tre javë, ndërsa Marcelo, mori edhe kartonin e pestë të verdhë, dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Reali ndeshjen e ardhshme, e luan në udhëtim te rivali lokal, Atletico Madrid, ndërsa Carlo Ancelottin, e pret punë e vështirë, pasi që nuk do të mund të llogarisë në katër mbrojtës.
Pos Ramos dhe Marcelos, Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion edhe Pepen dhe Coentraon, të dy këta të lënduar.

Trajnerit italian, i mbeten në dispozicion Varane dhe Nacho për në qendër të mbrojtjes, ndërsa Carvajal dhe Arbeloa, në krahët e mbrojtjes.

Lajm i mirë për Realin, mund të konsiderohet kthimi i Cristiano Ronaldos, të cilit i përfundon dënimi i kartonit të kuq.

Lajme të ngjashme

Back to top button