IMM: Prokuroria tenton të vendos censurë eksplicite në mediume

Instituti Maqedonas për Mediume, deklaron se thirrja e Prokurorit Publik për mos publikimin e materialeve që mund të jenë lëndë e procedurës penale në rastin “bomba” përfaqëson tentim për të vendosur censurë eksplicite në mediume dhe në opinion dhe kontribuon në përkeqësimin e mëtejshëm të lirisë së mediave.

“I kujtojmë Prokurorit dhe institucioneve tjera shtetërore dhe publike se e drejta e lirisë së shprehjes dhe e informimit është e drejtë themelore e qytetarit, të drejta të pranuara ndërkombëtarisht dhe të vërtetuara edhe nga Kushtetuta e Maqedonisë. Kushtetuta jonë në nenin 16 n mënyrë eksplicite ndalon censurën. Përveç kësaj këto të drejta janë të garantuara nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut që në sistemin ligjorë të Maqedonisë kanë tretmanin e aktit juridik të detyrueshëm në rang më të lartë”, thuhet në komunikatën e IMM.

Lajme të ngjashme

Back to top button