Gjermania kërkon që Cipras të heqë dorë nga premtimet e dhëna

Berlini zyrtar pret që Qeveria e re greke t’i rishqyrtojë premtimet kundër masave për kursim të dhëna në seancat e para qeveritare dhe t’i harmonizojë me politikat ekonomike, në të cilat u obligua Kabineti paraprak qeveritar para kreditorëve ndërkombëtarë.

Kjo, siç njofton korrespondenti i MIA¬s nga Berlini, qëndron në dokumentin e përgatitur për mbledhjen e nesërme të eurozonës, në të cilin duhet të bisedohet për përgjigjen e kërkesave greke për shlyerje ose ristrukturim të borxhit. Në dokument thuhet se Athina nuk guxon të tërhiqet nga masat për kursim dhe reformat e bëra, nëse dëshiron ta kthejë besimin e tregjeve.

Pozita e Berlinit mund të quhet si goditje e fuqishme për kryeministrin grek Aleksis Cipras, i cili veçmë paralajmëroi se do ta rrit rrogën minimale, do ta ndalë privatizimin e kompanive kontestuese publike, do ta kthejë bonusin për Krishtlindje dhe se do t’i kthejë në punë të gjithë punonjësit e pushuar nga administrata. Nëse kryeministri grek e pranon kërkesën e Berlinit, do ta humb besimin te votuesit, të cilët e zgjodhën në valën e premtimeve për ndërprerje të masave për kursim, por nëse e refuzon Merkelin, do të përballet me dalje nga eurozona.

Goditje shtesë për të është që dokumenti i Qeverisë gjermane parashikon që “treshja” të vazhdojë me monitorimin e harxhimeve greke dhe politikën financiare. Paraprakisht, ministri grek i Financave, Janis Varufakis porositi se Athina e ndërpret bashkëpunimin me “treshen”, ndërsa një pjesë e liderëve evropianë, mes të cilëve edhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhan¬Klod Junker, nuk e hodhën poshtë këtë ide të Athinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button