Tatimet, çmimi i derivateve dogji dhjetë milionë euro nga TVSH-ja

Ulja e çmimeve të derivateve të naftës detyroi që Drejtoria e të Ardhurave Publike, në vitin 2014 të mblidhte 10 milionë euro më pak TVSh. Sipas të dhënave në Ministrinë e Financave, të ardhurat e përgjithshme të tatimeve kanë rënë për 21 milionë euro, ku nga 3 tatimet që i mbledh Drejtoria, ai personal, ai i fitimit dhe TVSh-ja, vetëm tek TVSh-ja ka pasur rënie. Te tatimi personal kanë rritje 18,3 milionë euro, ndërsa te tatimi i fitimit për 1 milion euro.

“Të gjithë jemi dëshmitarë çfarë ndodhi në tremujorin e fundit të vitit 2014. Nuk kishte makroekonomist në botë që mund ta parashikonte këtë, e aq më pak Drejtoria e të Ardhurave Publike. Rënia drastike e naftës në tregjet botërore… dhe ne jemi dëshmitarë se kush është çmimi i naftës në Maqedoni, kjo ka lidhje me tatimet indirekte, pra me TVSh-në”, tha Goran Trajkovski, Drejtori i DAP-it.

Edhe pse Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka vetëm 1% rritje të tatimeve të planifikuara në Arkën shtetërore, nga të ardhurat e tjera në vitin e kaluar janë derdhur 156 milionë euro më pak, ose 6.1% nga ajo që kishte planifikuar Ministria e Financave. Për shkak të rënies së të ardhurave, si dhe shpenzimeve, deficiti buxhetor vitin e kaluar u rrit në 4.3% nga Prodhimi i Përgjithshëm Bruto, ose në përgjithësi për 360 milionë euro. Gjatë rishqyrtimit të buxhetit për vitin 2014 që ndodhi vitin e kaluar në shtator, deputet votuan që deficiti buxhetor të jetë vetëm 3.9% nga Prodhimi i Përgjithshëm Bruto ose 319 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button