fbpx

BDI që nga viti 2014 ka ndërmarrë masa për t’i parandaluar përgjimet

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para disa ditëve pohoi se ka dëshmi të forta se mijëra qytetarë janë ndjekur dhe përgjuar nga pushteti.

Si dëshmi shtesë mund të merret edhe sjellja e BDI-së. BDI që nga fillimi i vitit 2014 ka ndërmarrë masa për t’i parandaluar përgjimet nga mbledhjet e partisë dhe takimet e liderit të BDI-së, shkruan gazeta Lajm.

Nga janari i vitit 2014 gjithsecili që ka hyrë në selinë e BDI-së në Recicë të vogël, në mbledhje apo takime s’ka pas qasje në telefon apo sende tjera elektronike. Nuk u kursye në këtë rast as ambasadori Aivo Orav, ndërkaq celularët kanë qenë të ndaluara në seancat e kryesisë qendrore.

Këto masa tregojnë se BDI, e cila është në pushtet është përgjuar gjatë kohë, kështu që kanë qenë të detyruar të ndërmarrin masa. Megjithatë, zyrtarisht BDI vazhdon të hesht rreth kësaj.

Për lënien e celularëve para mbledhjeve kohë më parë kishin shkruar edhe “Dnevnik” dhe “24 Vesti”, edhe pse askush nga BDI nuk zbulon se a është kjo masë mbrojtje nga përgjimi.

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close