12 këshilla për të larguar erën e keqe nga goja

Te kesh një frymëmarrje te freskët është me e thjeshta nga sa ju mund ta keni menduar. Ndiqni
këto këshilla për te luftuar erën e keqe. Ushqehuni ne mënyrë te ekuilibruar, mos e teproni me yndyrnat dhe kombinojini ato me glucide e proteina.

Ushqimet e yndyrshme dekompozohen dhe krijojnë cetonet, nënprodukte këto qe grumbullohen dhe fermentohen ne stomak. Era e tyre vjen nëpërmjet ezofagut dhe ndihet ne goje. Duhet patjetër te konsumoni glucide te shëndetshme si brokoli, karota, patate dhe fruta te freskëta ne mënyrë qe këto yndyrna te ekuilibrohen dhe frymëmarrja
te jete me e freskët.

Mos neglizhoni perimet jeshile

Këto perime do ekuilibrohen me acidet ne goje dhe do shmangin erën e keqe. Konsumoni molle dhe produkte te tjera kercitese

Molla, selinoja dhe karotat largojnë ushqimet e mbetura neper dhembe dhe largojnë kështu
bakteret.

Pini sa me shume ujë

Uji pastron gojën, mban larg bakteret dhe e bën trupin te funksionoje si duhet. Pijet energjike, ato
me gaz dhe vajrat e ftohte mund te përmbajnë acid citrik i cili jo vetëm shkakton ere te keqe ne
goje, por dëmton edhe smaltin e dhëmbëve.

Përtypni gjethe mente ose majdanoz

Nëse doni te keni një frymëmarrje edhe me te freskët, vini ne një qese pak mente ose majdanoz
dhe me pas futeni ne ngrirje.

Mbajeni here pas here me vete atë dhe përtypni nga pak.

Konsumoni probiotike

Ata do sjellin ne trup enezima te mira te cilat tresin ushqimet dhe shmangin rrezikun e fermentimit
te ushqimeve ne stomak.

Lani dhembet dhe përdorni fillin dentar

Larja e dhëmbëve duhet te behet pas çdo vakti dhe nuk duhet kurrsesi te mungoje filli dentar i cili
largon ushqimin tek ato vende ku nuk depërtojnë dot fijet e furdes.

Përdorni shpëlarës goje pa alkool

Alkooli than gojën dhe shumon bakteret.

Përtypni çamçakëz pa sheqer

Përtypja e çamçakëzit stimulon prodhimin e yndyrës e cila me pas largon disa baktere nga
dhembet.

Pastrojeni mire gjuhen

Pastrojeni mire gjuhen kur lani dhembet sepse disa baktere ngelen atje dhe shkaktojnë ere te
keqe.

Përdorni buzëkuq me arome

Ai nuk do largoje erën e keqe tërësisht, por do e “maskoje” atë disi.

Lajme të ngjashme

Back to top button