Zaev: Me këtë që po ndodhë kjo qeveri do të bije

Në një intervistë për televizionin kroat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar se i gjithë opinion publik e din se në çfarëdo lloj bisedimesh me kryeministrin Gruevski kam premtuar dhe se nuk guxon askush që t’i fsheh nga opinioni informacionet që do të thotë se nuk ka kurrfarë nënçmimi.

Zaev tregon se qëllimisht ka deklaruar se i ka marrë nga shërbime e huaja në mënyrë që të mos ti japë njerëzit që kanë dhënë informacionet. Zaev thotë se këtë e ka bërë për arsye se dikush mund të humbë jetën. Ata njerëz janë bashkëpunëtorë të pafajshëm.

Zaev thotë se në rrethana normale ata material dorëzohen në Prokurori publike, por ata njerëz e dinë se tek ne nuk ka gjyqësi. Ai thotë se ne si opozitë e kemi për obligim ligjorë që t’i prezantojmë për publikun informacionet e tilla dhe një gjë e di se kjo qeveri bie.

“Ajo që është me rëndësi  është fakti se vetëm kryeministri e thotë atë se shërbimet sekrete mi kanë dhënë informacionet. Ministria e Punëve të Brendëshme nuk ka potencuar asgjë deri më tani, për arsye se edhe atyre u kamë treguar se nga kanë ardhur këto material. Në  pyetjen se i kamë këto material u kamë deklaruar se i kamë marrë nga shërbimet e huaja dhe këtë e kamë bërë me qëllim”, thotë Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button