Godin optimist për duelin ndaj Realit

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin, është plot optimizëm para ndeshjes kundër Real Madridit në fundjavë.

Uruguaiani deklaroi se edhe nëse humbin në Vicente Calderon, ata përsëri mund ta zënë në renditje Realin.

“Të humbësh këtë ndeshje nuk do të thotë se përshëndetemi për titull”, u shpreh Godin.

“Ne synojmë të fitojmë dhe të marrim pikë kundër Realit, duke zbritur epërsinë e tyre. Por, edhe humbja nuk e ndryshon synimin tonë”, shtoi tutje uruguaiani.

Lajme të ngjashme

Back to top button