fbpx

Në Beograd hapet ekspozitë për jetën e përditshme në ish Jugosllavi

Ekspozita ka gjithsej 200 artefakte, 400 fotografi dhe 26 videoklipe të cilat tregojnë pjesë e pasazhe nga shtetet që dikur përbënin Jugosllavinë. Ekspertë e artistë i kanë kontribuuar ekspozitës e cila sjellë kujtimet e asaj kohe.

Është hapur këtyre ditëve në Museun e Historisë Jugosllave ekspozita “Ata kurrë se kanë pasur më mirë”, e fokusuar në jetën e përditshme të viteve 1950-1990, asokohe në Jugosllavinë Socialiste.

Ekspozita ka gjithsej 200 artefakte, 400 fotografi dhe 26 videoklipe të cilat tregojnë pjesë e pasazhe nga shtetet që dikur përbënin Jugosllavinë. Ekspertë e artistë i kanë kontribuuar ekspozitës e cila sjellë kujtimet e asaj kohe.

Gjatë ditëve të ekspozitës po ashtu do të mbahen edhe workshope, ligjërata, lojëra teatri, vizita rreth qytetit të Beogradit etj. Kuratore e ekspozitës është Ana Panic, ndërsa vetë ajo thotë se ekspozita synon të gjejë pikën kur gjërat shkuan keq, meqenëse në një kohë ky regjion u shndërrua në një vend ku jetesa bëhej e lumtur dhe ku modernizmi kishte marrë formën e duhur.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 shkurt. / KultPlus.com

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close