Egjipti i dënon me burg të përjetshëm 230 persona

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar 230 persona me burgim të përjetshëm, për rolin e tyre në protestat që rrëzuan ish-presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011.

Në mesin e të dënuarve është edhe aktivisti i shquar liberal, Ahmed Douma, tashmë i burgosur për shkeljen e rendit publik në Egjipt. Douma është gjobitur edhe me një gjobë për vënie të zjarrit në një akademie të shkencës në të cilën gjendeshin dorëshkrime të rralla.

Të gjithë të dënuarit, kanë të drejtë ta apelojnë vendimin. Vendimi i sotëm është dënimi për numrin më të madh të personave për protestat e vitit 2011.

Douma ishte njëri nga udhëheqësit e revolucionit që çoi në rrëzimin e presidentit Mubarak.

Vendimet e sotme ndaj Douma dhe të pandehurve të tjerë, janë shqiptuar nga gjyqtari, Mohammed Nagy Shehata, gjyqtari i cili i ka dënuar gazetarët e Al Jazzera, njëherësh gjyqtar i cili të hënën i ka vërtetuar dënimet me vdekje ndaj 183 të dënuarve. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button