USHT e shënoi Ditën botërore të kancerit (FOTO)

Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të USHT-së sot me aktivitete të ndryshme e shënuan Ditën botërore të kancerit. Gjatë paraditës së sotme, në sheshin Iliria në Tetovë, studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së vendosën një stendë ku studentët u shpërndanin qytetarëve fletushka me qëllim sensibilizimin e tyre në lidhje me sëmundjet e kancerit.

USHT e shënoi Ditën botërore të kancerit
Me rastin e Ditës botërore të kancerit, në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Dr. Iliri Ismaili para studentëve dhe stafit akademik të këtij fakulteti mbajti një ligjëratë rreth sëmundjeve të kancerit.
DSC_9603
Ai, në ligjëratën e tij theksoi se nga sëmundja e kancerit preken me miliona njerëz brenda një viti dhe se vet diangostifikimi me kancer ndryshon komplet jetën e personit duke u shoqëruar me ankth, frikë, shok, mërzi dhe mbyllje në vete.
USHT e shënoi Ditën botërore të kancerit
Onkologu Dr. Ilir Ismaili, në ligjëratën e tij foli për shkaktarët e sëmundjes së kancerit, shenjat dhe simptomat që paraqiten në organizmin e njeriut, faktorët e rrezikut, si dhe trajtimi onkologjik i sëmundjeve.USHT e shënoi Ditën botërore të kancerit

Lajme të ngjashme

Back to top button