Basha: Të shpallet gjëndja e emergjencës

Kreu i PD ka kërkuar sot që të shpallet gjëndja e emergjencës, ndërsa këtë apel e ka lëshuar teksa ka qënë në Darzezë të Fierit. Ai ka inspektuar banesat e përmbytura dhe ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës. Sipas kreut demokrat, nëse Qeveria do t’u vinte në ndihmë banorëve, kjo situatë nuk do te ndodhte.

“Gjëndja është shumë e rëndë. Këtu në këtë fshat, niveli i ujit vazhdon të rritet, në një pjesë të fshatit ka kaluar 2 metër dhe ka përmbytur tërësisht banesat e fshatarëve, banorëve. Banorët thonë që askush nuk është interesuar deri më sot, ku pas njoftimit se unë do të vija këtu për të parë situatën, ka mbërritur 10 minuta më parë një zjarrfikëse.

Gjendja është shumë e rëndë. Prioriteti numër një duhet të jetë jeta e njerëzve, prona e tyre dhe normalizimi me furnizim me ujë dhe ushqim dhe çdo masë që mos t’u ngordhë bagëtia. I bëj thirrje autoriteteve të zhvendosen aty ku ka ndodhur katastrofa, nuk bën fajde të bësh thirrje vetëm nga ekranet.

Resurset e shtetit duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve të pëmbytur. Këtu nuk ka ardhur askush. Mungesa e ujit të pijshëm, mbytja e bagëtive, përparimi i nivelit të ujit, pritet që të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme.

Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme, duhet të shpallet si e tillë. Kryeministri duhet të vihet në krye të shtabit. Të evakuohen banorët ku rreziku vazhdon, siç bëhet fjalë për 5 familje më larg nga këtu, ku akoma askush nuk ka shkuar.

Të merren masa për mbështetjen me ushqim aty ku ka nevojë. Të kalohet në planet e veprimit, por kryesorja është të shpallet gjendja e emergjencës. Thirrja ime urgjente është të shpallet sot brenda orës gjëndja e emergjencës. Të mblidhet shtabi dhe të dislokohet numri i mjaftueshëm i resurseve, për t’i ardhur në ndihmë. Askush nuk ka ardhur nga pushteti për të marrë masat”, ka thënë ai. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button