Skandal për serbët: Gjyqtari serb i GJND-së votoi kundër Serbisë!

Serbët janë pajtuar me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për refuzimin e kërkesës dhe kundërpadisë për gjenocidin serb ndaj kroatëve, ndërsa këta të fundit nuk janë të kënaqur me vendimin e kësaj gjykate botërore.

Kjo mund të provohet nga fakti se edhe gjyqtari serb, Milenko Kreqa, votoi kundër padisë së shtetit të tij, ndërsa gjyqtari kroat votoi në përputhje me vendin e tij, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se dje Gjykata ka konsideruar se në disa zona kroate janë kryer një numër i madh i vrasjeve dhe abuzimeve nga forcat serbe të Armatës Jugosllave, por se këto nuk mund të klasifikohen me gjenocid.

Gjithashtu Serbia i ka shpëtuar gjykimit për gjenocid në shtetin kroat gjatë viteve 1991-1995, shkaku se shteti serb nuk e kishte nënshkruar gjatë kësaj kohe Konventën e OKB-së për Parandalimin e Gjenocidit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button