fbpx

Komuna e Strugës: Kanalet i pastrojmë ne, në vend të institucioneve kompetente

“Pas lojërave që bën pushteti qendror me fatkeqësitë natyrore ndaj qytetarëve të Strugës, Komuna e Strugës edhe pse jashtë çdo mundësie dhe kompetence po vazhdon punimet për pastrimin e kanaleve dhe lumenjve në territorin e saj. Kjo për të vetmin qëllim, shmangjen e përmbytjeve nëpër vendbanimet e Komunës së Strugës.” shprehen nga Komuna e Strugës.

Komuna thotë se me ligjet pozitive në vend, pastrimi i kanaleve në tëgjithë territorin e shtetit është kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ndërsa pastrimi i rrjedhave të lumenjve është kompetencë e Ministrisë së Ekologjisë.

“Si duket këto institucione kur bëhet fjalë për komunën e Strugës dhe qytetarët e saj, mbyllin sytë dhe veshët para ligjit me qëllim që për të disatën herë radhazi të mos jiu vijnë në ndihmë banorëve të Strugës.

Kjo sjellje është e papërgjegjshme nga ana e  institucioneve të qeverisë VMRO-BDI në nivel qendror dhe propagandës së ulët në nivel lokal, ku pa fije turpi dhe pa u skuqur fare për çdo gjë drejtojnë gishtin kah komuna.

Nuk është hera e parë që komuna intervenon në punët që duhet ti kryejnë institucionet e pushtetit qendror. Kjo gjë ndodhi edhe me mbushjen e gropave dhe asfaltimin e rrugëve të lëna në mëshirë të fatit nga këta institucione. E njëjta ndodhi edhe me pastrimin e borës në rrugët që duhej ti pastronte “Makedonija Pat” dhe po përsëritet tani me pastrimin e kanaleve dhe lumenjve për të evituar përmbytjet.  Sjellja e tillë e këtyre institucioneve po merr përmasa të patolerueshme, shumë fyese dhe aspak njerëzore.”shprehen nga Komuna e Strugës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close