Ziadin Sela ka paditur gazetën KOHA dhe ka humbur rastin në Gjykatë

Presionet ndaj mediave në Maqedoni nuk kanë të ndalur përderisa të gjithë raportet vendore dhe ndërkombëtare shkrujanë që liria e mediave në vend sa vjen e përkeqësohet.

Rasti i fundit është me politikanin Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës, që ka ngritur për vepër penale kundër gazetës KOHA. Gazeta në numrin e sotëm, në ballinë shfaq rastin në fjalë me të gjitha detajet, duke e cilësuar si sulm dhe presion ndaj gazetarisë nga politikan që deklaron publikisht se është pro lirisë së mediave.

“Si pasojë e insistimit të tij që me çdo kusht ta dëmtojë gazetën tonë, stafi ynë për dy vjet me rradhë është marrë në pyetje nga prokurorë dhe gjykatës hetues të këtij shteti. Herën e parë Prokuroria themelore e qytetit të Shkupit hodhi poshtë padinë penale të Zijadin Selës, por ky nuk u kënaq me verdiktin e këtij organi dhe u ankua edhe në instancat tjera gjyqësore, ku në fund mori të njejtën përgjigje, se padia e tij nuk ka bazë ligjore.” shkruan kjo gazetë.

Në këtë link mund ta lexoni kronologjinë e kësaj ngjarje.

Lajme të ngjashme

Back to top button