Haxhinasto: Shëngjini nuk do t’i jepet Kosovës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka mohuar që dhënia e Portit të Shëngjinit Kosovës të ketë ekzistuar si projekt. Ai deklaroi se janë në diskutime me një kompani kineze për portin e Shëngjinit, por nuk ka gjetur asnjë dokument në ministri që ky Port t’i jepej në përdorim Kosovës.

“Nuk kam asnjë material të tillë në ministri për këtë. Ekziston një vullnet i përbashkët që ne të krijojmë të gjithë lehtësitë e mundshme për bizneset kosovare që duan t’i përdorin ata. Ajo që mund të them është se ne kemi një gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar me palën kosovare për ti bërë portet e Shqipërisë sa më atraktive”, tha Haxhinasto në lidhje me deklaratat e bëra nga Berisha bashkë me ministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, nga porti i Shëngjinit, gjatë qeverisjes së PD.

Lidhur me portet Haxhinsato theksoi se do të bëhet edhe rishikimi i tarifave të portit, për ta bërë më të konkurueshëm.

Një zgjidhje ula e tarifave. Po bëhen studimet dhe mekanizmat e mundshëm. Duhet shtuar që atraksioni i konkurueshmërisë së një porti vjen edhe nga shërbime të tjera si sistemi hekurudhor apo rrugor dhe lehtësira të tjera”, tha Haxhinasto i ftuar në studion e emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”.

Gjatë intervistës Haxhinasto foli për aeroportet dhe mundësinë për përdorimin e aeroportit të bukësit për fluturimet ndërkombëtare. “Jemi në një proces që do të përfundojë së shpejti”, tha Haxhinsto i cili shtoi se po realizojmë një studim fizibiliteti për një aeroport në Jug për t’i shërbyer edhe turizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button