Ndërroi jetë ish deputetja e BDI-së, Hajrie Misimi

Ka ndëruar jetë ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Hajrie Misimi.

Hajrie Misimi u lind më 11.1.1965 në Prishtinë, ajo ishte pjesë e përbërjes parlamentare të Bashkimit Demokratik për Integrim nga viti 2011-2014. Ishte nënë e një djali ndërsa Portalb mëson se sëmundja e kancerit ka qenë shkaktar për vdekjen e 50 vjeçares. Ka jetuar në fshatin Sllatinë të Tetovës, ndërsa kishte të kryer Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Varrimi do të bëhet nesër (e enjte)  në varrezat e fshatit Sllatinë.

Lajmin e ka konfimruar edhe deputetja aktuale e BDI-së, Ermira Mehmeti duke shprehur ngushëllime për deputeten në fjalë në postimin e bërë në profilin e saj zyrtar në Facebook. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button