Ambasadori i ri Amerikan në Maqedoni vjen me përshëndetje edhe në shqip (VIDEO)

Javën e ardhshme pritet që në Maqedoni të angazhohet ambasadori i ri i SHBA-ve në vend.

Ardhjen e tij ambasadori Xhes Bejli e paralajmëroi nëpërmjet një video, ku përveç gjuhës Maqedone dhe Angleze e filloi me përshëndetje edhe në gjuhën shqipe.

“ Zdravo. Përshëndetje. Unë jam Xhes Bejli, ambasadori i ri amerikan në Republikën e Maqedonisë. Është nder për mua dhe familjen time që do të jemi në Maqedoni në disa vite të ardhshme.

Më shumë se 20 vite, SHBA-të dhe Maqedonia po ndërtojnë një partneritet dinamik. Unë e kam për qëllim që ti forcojmë marrëdhëniet tona dhe të i ndihmoj Maqedonisë që ta realizoj potencialin e saj  si dinamike, multietnike dhe demokraci prosperuese, tërësisht e integruar në shoqërinë euro atlantike”, thuhet ndërmjet tjerash në prezantimin e ambasadorit të ri amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button