Ministria do të paguajë edhe për 800 mjekë të edukohen jashtë shtetit

Trajnime avancuese të fokusuara të mjekëve nga Maqedonia në rreth 50 klinika kryesore universitare sipas Listës së Shangait në sferën e mjekësisë, parasheh projekti i ri i Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, fokusi i këtij projekti të ri i cili paraqet qasje të re në pjesën e edukimit të mjekëve nga Maqedonia do të jetë për pesë sfera nga mjekësia dhe atë ortopedi dhe traumatologji, oftalmologji, kirurgji digjestive, neurologji, neurokirurgji dhe neonatoloji.

Sipas projektit, në secilën nga këto pesë sfera do të dërgohn për edukim nga tre mjekë në periudhë prej një viti.

“Gjatë periudhës së ardhshme trevjeçare me këto kuadro të avancuara planifikohet të përfshihen edhe tre deri pesë sfera plotësuese nga mjekësia. “tha ministri.

Minsitria e Shëndetësisë do të shpallë konkurs në mediume në të cilin mund të paraqiten mjekë të interesuar të cilët pas zgjedhjes për trajnim do të duhet të nënshkruajë edhe marrëveshje për lojalitet. Mjekët të cilët do t’i kalojnë këto trajnime do të kenë obligim të trajnojnë me këo shkathtësi avancuese së paku dy prej kolegëve të tyre mjekë, sipas mundësisë nga siptalet klinike për periudhë gjithashtu, prej një viti menjëherë pas kthimit.

Minsitria e Shëndetësisë do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për trajnim, i cili përfshin edhe rrogë që mjeku e ka marrë ashtu, si dhe rrogë plotësuese për ngazhimin e mjekut në klinikën universitare ku ndodhet për trajnim.

Lajme të ngjashme

Back to top button