LPM: Nëse mundet Vranishkovski, atëherë menjëherë të lirohet Boshkovski

Lëvizja Popullore e Maqedonisë kërkoi lirimin nga burgu të Lube Boshkovskit, pasi ditë më parë është liruar Johan Vranishkovski.

“Ftojmë organet gjyqësore dhe politike që të amnistojnë dhe menjëherë ta lirojnë Lube Boshkovskin nga burgu i Idrizovës”, kërkojnë nga LP.

Sipas tyre nëse shteti pati mëshirë për Vranishkovskin i cili punojë në dëm të popullit të Maqedonisë, atëherë pa dyshim që duhet të lirohet edhe Boshkovski i cili sipas LP-së punoi për të mirën e shtetin dhe mbrojti atdheun në vitin 2001.

Lajme të ngjashme

Back to top button