Tetovë, emrat komuniste të shkollave, Arifi ende pa hapa konkrete për ndryshimin e tyre

Komuna e Tetovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret në drejtim të ndërrimit të emrave të shkollave të mesme të qytetit. Edhe pse vitin e kaluar, nga komuna e Tetovës pranuan se këtë çështje e kanë pasur edhe në platformën parazgjedhore dhe se ajo do të jetësohet së shpejti, prapëseprapë asnjë hap. Kryetarja e komunës Teuta Arifi konfirmoi për Alsat-M se një gjë e tillë do të ndodh, por pa precizuar se kur?

“Realisht në këtë fazë nuk kemi kërkesa të asaj natyre por gjithsesi që kemi thënë që angazhimi ynë do të jetë që emrat e institucioneve, emrat e rrugëve, emrat e objekteve publike të reflektojnë përbërjen, identitetin kulturën e popullatës në këtë vend”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Vetëm në njërën shkollë të mesme të Tetovës, atë “Mosha Pijade” ka filluar iniciativa për ndërrimin e emrit të saj, iniciativë kjo nga vetë ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, por edhe ajo nuk mori epilog. Pesë shkolla të mesme të Tetovës mbajnë emra heronjsh të periudhës së komunizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button